Bajrami: Po shkojmë në zgjedhje sepse VV po dëshiron për ta bërë Haxhiun kryetare

  • A.P /
  • 01 May 2025 - 11:16
Bajrami: Po shkojmë në zgjedhje sepse VV po dëshiron për ta bërë Haxhiun kryetare

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot në vend se të ishin institucionet e reja të cilat do të merreshin me problemet e qytetarëve, po duhet të diskutohet vetëm për emrin e Albulena Haxhiut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajrami ka thënë se qytetarët që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje duhet ta dinë se po shkohet drejt zgjedhjeve të reja për shkak se LVV s’po dëshiron ta konstituojë Kuvendin dhe duan zgjedhje të reja vetëm për ta bërë Haxhiun kryetare të Kuvendit.

“Ne sot flasim për emrin e Albulena haxhiut. Qytetarët që e kanë votuar me shumicë VV-në, duhet ta dinë që jemi duke shkuar drejt një procesi të zgjedhjeve. Po shkojmë në zgjedhje, jo se s’po pajtohemi ta adresojmë inflacionin, apo s’po pajtohemi për luftën e mafisë energjetike, por sepse partia fituese që i ka 48 vota e ka një problem. Ata i kanë reduktuar të gjitha problemet në emrin e Albulena haxhiut. Po shkojmë në zgjedhje sepse VV po dëshiron t’i përsërisim zgjedhjet vetëm për ta bërë Haxhiun kryetare”, ka thënë Bajrami.


(Kosova Sot Online)