Rritja e çmimeve të kafes, inspektorati aksion në kafet e Vushtrrisë

  • A.P /
  • 06 May 2025 - 08:01
Rritja e çmimeve të kafes, inspektorati aksion në kafet e Vushtrrisë

Pas shumë ankesave të qytetarëve për rritjen e çmimit të kafes në Vushtrri, Inspektorati i Konkurrencës ka nisur kontrollet në kafiteri për të verifikuar nëse kjo rritje është e arsyeshme apo e koordinuar. Pronarët e bizneseve thonë se çmimet janë rritur nga importuesit, ndërsa inspektorati është në fazën e mbledhjes së të dhënave dhe dokumentacionit për të hetuar më tej këtë çështje.

Sektorët e gastronomisë tashmë janë në vëzhgim për shkak të dyshimeve për rritje të koordinuar të çmimeve të kafesë.

Pronarët e disa kafiterive e arsyetojnë rritjen me koston e importit, pasi, siç thonë, paraprakisht çmimet janë rritur nga furnizuesit ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, pati kafiteri që nuk kanë reaguar duke rritur çmimin e kafesë prej më shumë se dy vjetësh, por këto rritje që po bëhen po e detyrojnë Visar Berishën të heqë dorë nga gastronomia.

Qytetarët thonë se duhet të intervenojë shteti për këto rritje të çmimeve, ndërsa pagat mbesin të njëjta.

(Kosova Sot Online)