
Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Prizren

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka privuar nga jeta vajzën e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. I dyshuari raportohet të jetë shtetas turk.
Sinjali shkruan se bëhet fjalë për M.G. i cili pas aktit ka tentuar t’ia marrë jetën edhe vetes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
(Kosova Sot Online)