
Ky është personi i dyshuar për vrasjen në Prizren

Personi i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit, ku Görenç dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij, për arsye që aktualisht janë objekt hetimi. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
(Kosova Sot Online)