Bajrami: Jemi për zhbllokim të situatës

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 10:52
Bajrami: Jemi për zhbllokim të situatës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lidhja Demokratike të Kosovës do të shqyrtojë çështjen e iniciativës së AAK’së për çuarjen në Kushtetuese të ngërçit  në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse ka iniciativa të tilla për të dërguar diçka në Kushtetuese që jep zgjidhje për ngërçin politik që është krijuar e analizojmë lëndën dhe jemi për zhbllokim e situatës” ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)