Kurti pyetet rreth ftesës së presidentes Osmani për daljen nga ngërçi

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 13:03
Kurti pyetet rreth ftesës së presidentes Osmani për daljen nga ngërçi

Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti është pyetur në lidhje me një ftesë të mundshme nga presidentja Vjosa Osmani për një takim me liderët politikë me qëllim të zhbllokimit të situatës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur nga gazetarët, Kurti zgjodhi të mos komentojë, duke vazhduar kështu qëndrimin e tij të rezervuar ndaj iniciativave të tilla.

Edhe këtë herë, ai ka refuzuar të japë një përgjigje.

Kurti e ka ftuar LDK-në për koalicion, por kjo e fundit ka propozuar qeveri tranzitore.

(Kosova Sot Online)