Tragjedi në Prishtinë: Një person humb jetën

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 17:06
Tragjedi në Prishtinë: Një person humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që dyshohet t’i ketë shkaktuar vetes me mjet të mprehtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burime të afërta me rastin kanë bërë të ditur  se rasti po trajtohet si vetëvrasje. Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, dyshohet se ka përdorur një thikë për t’i shkaktuar vetes lëndime të rënda trupore.

Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës së parë, viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nën koordinimin e prokurorit kujdestar është duke hetuar rrethanat për të zbardhur motivet dhe detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

(Kosova Sot Online)