Detaje nga ngjarja tronditëse në Prishtinë, ja çfarë thonë nga policia

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 17:09
Detaje nga ngjarja tronditëse në Prishtinë, ja çfarë thonë nga policia

Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08 në rrugën “B”, në hapësirat e ordinancës stomatologjike “Alba Dent”. Viktima, R.I., rreth 31 vjeç, dyshohet se është therur në dorë me thikë nga Festim Isufi, i dashuri i saj.

Menjëherë pas incidentit, viktima është takuar nga njësitë policore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas burimeve të sigurta, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari, Festim Isufi, është gjetur më pas pa shenja jete në banesën e tij, po ashtu në rrugën “B”, në ndërtesën “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipet mjekësore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tronditëse që ka alarmuar opinionin publik.

 

(Kosova Sot Online)