Liderët evropianë thonë se Trump ra dakord të sanksionojë Rusinë nëse s’arrihet armëpushim

  • A.P /
  • 10 May 2025 - 16:19
Liderët evropianë thonë se Trump ra dakord të sanksionojë Rusinë nëse s’arrihet armëpushim

Ukraina dhe udhëheqësit evropianë kanë rënë dakord të shtunën për një armëpushim 30-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës pa kushte nga 12 maji i këtij viti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë, Reuters shkruan se Macron, Merz, Stramer dhe Tusk kanë deklaruar se kanë marrë edhe përkrahjen e presidentit amerikan, Donald Trump, duke kërcënuar poashtu presidentin rus me sanksione të reja masive nëse Putin nuk i përmbahet armëpushimit.

 Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Ukrainës pas një takimi në Kiev, gjatë të cilit ata zhvilluan një telefonatë me Trump.

(Kosova Sot Online)