KQZ-ja në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve, ja kush kryeson

  • A.P /
  • 12 May 2025 - 07:25
KQZ-ja në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve, ja kush kryeson

KQZ-ja në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deri më tani janë numëruar 1273 Qendra të Votimit, nga 5225 sa ka në gjithë Shqipërinë.

Sipas rezultateve që janë përditësuar mëngjesin e sotëm, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 108623 vota, duke pasuar nga Lëvizja Bashkë me 3983 vota

Votat e diasporës do të numërohen nga komisionerë të partive në Tiranë, paralele me numërimin e votave në mbarë Shqipërinë.

Në Tiranë, deri më tani nga 1282 kuti, janë numëruar 222.

Partia Socialiste ka grumbulluar 31.885 vota, Partia Demokratike 23.099 vota , Mundësia 3189 vota, PSD 2278 vota, Lëvizja Bashkë 1822 vota, Shqipëria Bëhet 1984 vota.

(Kosova Sot Online)