AKB mban konferencë pas vendimit të ZReE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike

  • A.P /
  • 12 May 2025 - 08:23
AKB mban konferencë pas vendimit të ZReE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Aleanca Kosovare e Bizneseve gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencë për media, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në këtë konferencë do të flitet për vendimin të ZRrE-së për shtrajtimin e energjisë elektrike e po ashtu për ndikimin e tij në sektorin privat.

Më herët Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësur se shtrenjtimi i energjisë elektrike 16 për qind nuk e arsyeton rritjen e çmimit të produkteve deri në 50 për qind, duke kritikuar keqpërdorimin e situatës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ishte shprehur se Kosova duhet të ketë më shumë prodhime vendore dhe të zvogëlojë varësinë nga importet.

Sipas njoftimit konferenca mbahet nga ora 12:00.

(Kosova Sot Online)