Bajrami: Është e 15-ta herë që dështon Kuvendi, s’po kemi më as ça me thanë

  • A.P /
  • 13 May 2025 - 11:05
Bajrami: Është e 15-ta herë që dështon Kuvendi, s’po kemi më as ça me thanë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është deklaruar pas dështimit të 15 për konstituimin e Kuvendit, duke shprehur keqardhje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajrami ka thënë se situata e krijuar është seriali më i padëshirueshëm në vend.

‘‘Në fakt herën e kaluar nuk u prononcova për shkak se s’po kemi më as ça me thanë. Është e 15 herë, na vjen shumë keq që pa dashjen tonë, jemi bë aktor të serialit më të padëshirueshëm politik në Kosovë’’, ka thënë ajo. 

(Kosova Sot Online)