
PS me 19 deputetë në Tiranë, kryeson me 47.6% të votave

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1128 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 184,210 vota ose 47.6%, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 136,943 vota, që përbëjnë 35.4%.
Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 19,098 vota, që përfaqësojnë 4.9% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 184,210 vota – 47.6%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 136,943 vota – 35.4%
(Kosova Sot Online)