Merz e uron në shqip Ramën për fitore në zgjedhjet e 11 majit

  • A.P /
  • 15 May 2025 - 13:16
Merz e uron në shqip Ramën për fitore në zgjedhjet e 11 majit

Në mesin e shumë urimeve që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, erdhi edhe ai i kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në “X”, Merz e uroi Ramën edhe në shqip duke shkruar: “Shumë urime”.

“Urime Edi Rama, për rizgjedhjen në Shqipëri. Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, të premten”, përfundoi kancelari i Gjermanisë.

Këtë postim, Rama e rishpërndau dhe e falënderoi Merzin për urimin.

(Kosova Sot Online)