Osmani ka mbledhur liderët e partive politike në Presidencë

  • A.P /
  • 15 May 2025 - 14:07
Osmani ka mbledhur liderët e partive politike në Presidencë

Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur liderët e partive politike parlamentare në një takim të përbashkët sot në Presidencë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi u thirr për të diskutuar një dalje të mundshme nga bllokada në Kuvend.

Pjesëmarrës në këtë takim janë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai i PDK-së, Memli Krasniqi, i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

(Kosova Sot Online)