Rama: Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën, tha gjysmën e së vërtetës

  • A.P /
  • 16 May 2025 - 14:00
Rama: Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën, tha gjysmën e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama, në samitin e Komunitetit Politik Europian, është shprehur se Europa ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kur Donald Trump tha se Zoti i shpëtoi nga plumbi se i plotfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Gjysma tjetër është se Zoti kishte plan edhe për Europën dhe nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq”, tha kreu i qeverisë.

“Europa edhe njëherë ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten. Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës, i ynë i në këtë rast, nuk është u themi rrëmbimi, por rikthim lindjeje. Rikthimi në shtëpi që gëlon nga ëndrrat e së ardhmes, e çliruar nga mitet e së shkuarës, e mbrojtur mirë dhe një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve tanë”.


(Kosova Sot Online)