
Arrestohen dy persona pasi tentuan t’i korruptojnë policët

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi tentuan të korruptojnë zyrtarët policorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të dy ata janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
PKK Vermicë 16.05.2025-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
PKK Vermicë 16.05.2025-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti i ka ofruar 1000 lekë zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)