Balje: Vetëvendosje e di qëndrimin tim dhe unë s’e ndryshoj

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 11:15
Balje: Vetëvendosje e di qëndrimin tim dhe unë s’e ndryshoj

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, tha se takimi me presidenten Vjosa Osmani ka qenë konstruktiv, por tha se nuk varet prej tyre kjo, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dy parti të komuniteteve kanë munguar në takim. Një gjë ka qenë që ne jemi duke pritur që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje mes veti”.

Ajo tha se në takim kanë folur edhe për atë që ka deklaruar Osmani se nëse vazhdon kriza, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk varet prej neve, jemi duke pritur. Nuk është mirë për asnjërën anë. Situata ka me qenë e njëjtë sot”.

Ndërkaq, Balje tha se qëndrimin e saj për votën e saj në Kuvend s’e ndryshon.

“Vetëvendosje e di qëndrimin tim dhe unë s’e ndryshoj qëndrimin tim”.

(Kosova Sot Online)