Aksident trafiku në Drenas mes një veture dhe trenit

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 12:50
Aksident trafiku në Drenas mes një veture dhe trenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas mes një veture dhe trenit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar edhe se si pasojë e aksidentit një person është lënduar.

‘‘Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes’’, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)