Osmani takon Plenkoviçin: Përkushtimi për sundimin e ligjit mbetet kyç

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 16:40
Osmani takon Plenkoviçin: Përkushtimi për sundimin e ligjit mbetet kyç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin edhe kanë bashkëkryesuar tryezën e liderëve me temën ‘‘Një Evropë e hapur me kufij të sigurt’’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Kosova dhe Kroacia i kanë prirë këtij diskutimi dje, që kanë qenë i nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjeve.

‘‘Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve.

Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.

Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata’’, ka shkruar ajo. 


(Kosova Sot Online)