IKShPK: Menaxhimi i duhur i mbeturinave urbane është thelbësor

  • A.P /
  • 19 May 2025 - 15:40
IKShPK: Menaxhimi i duhur i mbeturinave urbane është thelbësor

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se menaxhimi i duhur i mbeturinave urbane është thelbësor për ruajtjen e një ambienti të pastër dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, IKSHKP ka thënë se nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit.

Tutje në këtë njoftim nga IKSHPK, kërkohet që situata të tilla të mos përsëriten më.

(Kosova Sot Online)