
Ky është parashikimi i motit për të martën në Kosovë

E marta do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell, veçanërisht gjatë orëve të paradites, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në orët e pasdites pritet të ketë kalime të vranësirave, të cilat do të jenë më të theksuara në rajonet perëndimore dhe në zonat malore përreth.
Në këto pjesë, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh lokal shiu, i shoqëruar me bubullima.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 17 °C.
(Kosova Sot Online)