Policia jep detaje për vetaksidentin me fatalitet në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 20 May 2025 - 09:15
Policia jep detaje për vetaksidentin me fatalitet në Fushë Kosovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy femra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet të ketë ndodhur pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dy personave që gjendeshin në të.

 “Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimore, për të bërë ekzaminimin e plotë të vendit të aksidentit.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe hetimet janë në zhvillim.

(Kosova Sot Online)