Spahiu: Të pyesësh pse e takova Gjuriqin, sikur ta pyetesh Adem Jasharin pse luftove

  • A.P /
  • 20 May 2025 - 12:41
Spahiu: Të pyesësh pse e takova Gjuriqin, sikur ta pyetesh Adem Jasharin pse luftove

Nexhmedin Spahiu është deklaruar sërish për takimin e  tij me ministrin serb, Marko Gjuriq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi moderatori i A2 CNN në Shqipëri e pyeti pse u takua me Gjuriq, Spahiu e krahasoi veten me Adem Jasharin.

“Të pyesësh pse e takova Gjuriqin, sikur ta pyetesh Adem Jasharin pse luftove, sakrifikove për Kosovën, çka të shtyri. Motivi patriotik, vullneti për të kontribuar, për atë që i duhet më së shumti Kosovës”, tha Spahiu.

(Kosova Sot Online)