Haradinaj: Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun

  • A.P /
  • 21 May 2025 - 11:29
Haradinaj: Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij e ka dhënë propozimin për të mos mbetur Kuvendi i bllokuar qysh në seancën e parë duke qenë të gatshëm të votojnë një kandidat konsensual, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë. Ndryshe është duke e torturuar Kosovën kuptohet për të vazhduar të mbesë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshëm”.

Haradinaj tha se zgjedhjet janë “çdoherë zgjidhja, por është e dhimbshme që të mos implementohet rezultati zgjedhor që kemi tani vetëm pse ai s’e ka fituar shumicën”.

I pyetur për deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se AAK ishte në gjendje të kalonte pragun vetëm duke qenë në një koalicion me Nismën, Haradinaj tha se është e njëjta sikurse koalicioni i Vetëvendosjes me Alternativën e Guxo.

“Vetëvendosja e ka kaluar pragun falë listës Guxo e Alternativës edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)