Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për të shtunën

  • A.P /
  • 24 May 2025 - 07:23
Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për të shtunën

Vranësirat do të përfshijnë tërë vendin që nga orët e mëngjesit, ndërsa pasditja sjell reshje shiu që me kalimin e orëve përhapen mbi gjithë territorin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në viset malore, rënia e temperaturave krijon kushte për reshje bore, një rikthim i acartë në lartësi.

Por moti nuk ndalet me kaq, reshjet mund të shoqërohen me shkarkesa rrufesh dhe erëra të hove-hove të forta.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 10 deri në 14 °C.

(Kosova Sot Online)