Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt SHBA-së

  • A.P /
  • 24 May 2025 - 10:00
Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt SHBA-së

Me ftesë të Kongresit Amerikan, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që sivjet mbahet në qytetin Dayton në SHBA, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky sesion sivjet shënon edhe 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjën dhe Hercegovinën, prandaj edhe e tërë ngjarja do t’i dedikohet përpjekjeve për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë ngjarje të rëndësishme marrin pjesë edhe presidentë të vendeve të tjera nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, BE-së e SHBA-ve.

“Në agjendë të Presidentes Osmani janë një sërë aktivitetesh, përfshirë fjalime në darkën kryesore si dhe në panele, e po ashtu takime me delegacionet pjesëmarrëse”, tha Presidenca.

(Kosova Sot Online)