
Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm

Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me mot të ndryshueshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Priten alternime të vranësirave, intervale me diell dhe, në orët e pasdites, mundësi për zhvillim të rrebesheve të shiut.
Dita e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, por gjatë pasdites parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima.
Moti të martën do të vijoj me reshje të dobëta shiu në mëngjes, nga mesdita priten periudha me diell dhe vranësira.
E mërkura pritet të nisë me vranësira e reshje lokale shiu, pjesa tjetër e ditës me diell dhe vranësira.
(Kosova Sot Online)