KFOR-i: S’jemi njoftuar për ndryshime të pranisë së ushtrisë serbe afër kufirit

  • A.P /
  • 31 May 2025 - 16:33
KFOR-i: S’jemi njoftuar për ndryshime të pranisë së ushtrisë serbe afër kufirit

Nga KFOR-i kanë demantuar pretendimet për rritje të pranisë ushtarake serbe në afërsi me kufirin e Kosovës dhe kanë thënë se KFOR në vazhdimësi monitoron aktivitetet përgjatë vijës kufitare me Serbinë, dhe se s’kanë vërejtur dhe as nuk janë njoftuar për ndryshime të rëndësishme të kohëve të fundit të pranisë së forcave të armatosura të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën. KFOR për shkak se disa vende të NATO’s nuk e njohin Kosovën vazhdon t’i referohet kufirit  “vijë kufitare administrative”, e jo kufi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“KFOR-i vazhdon të jetë i pranishëm dhe të monitorojë aktivitetet përgjatë Vijës Kufitare Administrative (ABL), në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i nuk ka vërjetur dhe as nuk është njoftuar për ndryshime të rëndësishme të kohëve të fundit në praninë e Forcave të Armatosura Serbe në Vijën Kufitare Administrative”, ka thënë një zyrtar i KFOR.

(Kosova Sot Online)