FSK-ja demonstron gatishmërinë operacionale me forcat partnere

  • A.P /
  • 03 June 2025 - 15:05
FSK-ja demonstron gatishmërinë operacionale me forcat partnere

Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, u zhvillua Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day), si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të pranishëm në këto ushtrime kanë qenë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri në detyrë Albin Kurti, përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë, ambasadorë, si dhe oficerë të lartë nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe shtete pjesëmarrëse në ushtrim.

Përmes skenarëve operativë të përgatitur enkas për këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës kanë demonstruar gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë me forcat partnere dhe ato të rajonit.

Në ushtrim kanë marrë pjesë edhe forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

(Kosova Sot Online)