Një person raportohet se ka vdekur pasi është pickuar nga bleta

  • 09 June 2025 - 14:28
Një person raportohet se ka vdekur pasi është pickuar nga bleta

Një burrë në Gostivar, raportohet se ka vdekur pasi është pickuar nga bleta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:11, në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se te ta ishte sjellë për ndihmë mjekësore R.K. (43) nga fshati Kalishtë, komuna e Gostivarit, i cili ka ndërruar jetë gjatë intervenimit mjekësor.

“Sipas raportit, ai ishte pickuar nga bletët dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një reaksioni alergjik. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

(Kosova Sot Online)