Familja e Gjylejta Ukellës, është ndjerë e lehtësuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit

  • A.P /
  • 10 June 2025 - 10:08
Familja e Gjylejta Ukellës, është ndjerë e lehtësuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit

Familja e Gjylejta Ukellës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, është ndjerë e lehtësuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi këtë të fundit me burgim të përjetshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shpat Ukella, vëllai i viktimës, ka thënë se dënimi është një hap drejt drejtësisë dhe se ky vendim ua ka zbutur sadopak dhimbjen.

“Na është lehtësuar dhimbja si familje. Gjykata e Apelit tregoi se nuk ka falje për vrasësit e grave. Uroj që asnjë familje të mos përjetojë një dhimbje të tillë, sepse pasojat janë të rënda”, tha Ukella.

Ai gjithashtu falënderoi Gjykatën Themelore në Pejë, prokuroren dhe avokaten për, siç u shpreh, “punën e jashtëzakonshme” në trajtimin e këtij rasti.

“Ka kaluar një vit e një muaj, dhe fëmijët asnjëherë nuk kanë kërkuar babin, vetëm nënën. Kjo tregon shumë”,  tha tutje Ukella.

(Kosova Sot Online)