Limaj: Apeli jem është për opozitën, kur flitni për zgjedhje të reja mendoni shumë gjëra tjera

  • A.P /
  • 10 June 2025 - 11:05
Limaj: Apeli jem është për opozitën, kur flitni për zgjedhje të reja mendoni shumë gjëra tjera

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën e fundit për mundësinë e zgjedhjeve të reja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka përmendur vendimin që mund të arrijë nga Gjykata Speciale.

Ka thënë se gjërat duhet të mendohen më gjatë.

“Apeli jem është, sidomos për opozitën, kur flitni për zgjedhje (të reja, të parakohshme) mendoni shumë gjëra tjera…vendimet e Gjykatës Speciale. A mundeni me imagjinu që nesër me ardh Aktgjykimi i Gjykatës Speciale dhe me gjet Kosovën pa qeverisje? E ka me gjetë, nëse shkon këtë rrugë. Pranda, opozitës po i them, mos mendoni për një deputet më shumë ose më pak, shikoni sepse ata që kanë themelu shtetin, nesër mund t’ju vjen një Aktgjykim dhe vendi m’u gjet pa qeverisje”, tha Limaj.

(Kosova Sot Online)