Mehani i VV’së e konfirmon se eskorta e Albin Kurtit është gjuajtur me vezë

  • A.P /
  • 10 June 2025 - 14:28
Mehani i VV’së e konfirmon se eskorta e Albin Kurtit është gjuajtur me vezë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, e ka konfirmuar informacionin se eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti është gjuajtur me vezë në atë qytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me anë të një statusi në Facebook, ai ka akuzuar drejtpërdrejt ish-kryetarin e komunës së Skenderajt Sami Lushtakun, për të cilin thotë se qëndron pas sulmit të sotëm me vezë.

“Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”.

“Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vëmendje me skandale”.

(Kosova Sot Online)