Spahiu e quan Vjosa Osmanin 'qyqajkë': Pse flamuri i UÇK-së para atij të Presidencës?

  • A.P /
  • 10 June 2025 - 15:52
Spahiu e quan Vjosa Osmanin 'qyqajkë': Pse flamuri i UÇK-së para atij të Presidencës?

Analisti Nexhmedin Spahiu, duke iu referuar Ligjit për Simbolet, ka thënë se para institucioneve duhet të jetë vetëm flamuri i Kosovës, dhe flamuri i institucionit përkatës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se para presidencës është edhe flamuri i UÇK-së, i vendosur nga veteranët.

Osmani e quajti “qyqajk” presidenten Osmani që sipas tij nuk ka pasur guxim ta largojë.

“Pse duhet me qenë flamuri i UÇK-së, para presidencës së Kosovës që është aktualisht që ia kanë vendosur veteranët e luftës, edhe ajo presidentja qyqajk s’guxon me hek”.

“Në institucione ligji shkruan që duhet të jetë vetëm flamuri i Kosovës dhe flamuri i institucionit përkatës. Këtë rast para presidencës duhesh me qenë vetëm flamuri i Kosovës dhe i presidencës”, ka thënë Spahiu. 

(Kosova Sot Online)