Detaje nga sulmi në Graz të Austrisë

  • A.P /
  • 10 June 2025 - 16:01
Detaje nga sulmi në Graz të Austrisë

Ministri i Brendshëm i Austrisë ka konfirmuar se në mesin e viktimave që mbetën të vrarë në sulmin në një shkollë të mesme në Graz, janë gjashtë vajza dhe tre djem, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave të huaja, autori i cili ka kryer vetëvrasje pas sulmit, ishte një 21-vjeçar nga zona e Grazit.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë ende.

Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur një periudhë zie kombëtare tre-ditore që nis nesër, me një minutë heshtje në orën 10:00, në nder të viktimave të masakrës.

(Kosova Sot Online)