
Hamza konfirmon se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i Mitrovicës, ka thënë se nuk është kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.
“Ka qenë e qartë edhe kur kam shkuar me garu për këtë mandat, që unë shkoj me garu me bindjen që kam me fitu për një mandat. Kjo ka qenë e ditur. Jam i lumtur që tash jam në fund të mandatit. Një mandat që përfundohet me sukses”, ka thënë Hamza,
(Kosova Sot Online)