Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni bën ‘petë’ veturën

  • A.P /
  • 11 June 2025 - 08:26
Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni bën ‘petë’ veturën

Një aksident i rëndë trafiku me një makinë dhe dy kamionë ka ndodhur në Bavari të Gjermanisë, duke lënë të lënduar rëndë dy persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje makina u fut nën rimorkion e kamionit që peshonte disa ton. Shoferi i makinës dhe pasagjeri u lënduan u dërguan në emergjencë, dhe raportohet se gjendja e pasagjerit është kritike.

Siç raporton Bild, makina u përplas me një kamion që ishte ndaluar në një kantier ndërtimi në autostradën A6 pranë Waikersreuth ( Bavaria ) të martën pasdite.

Pastaj, një kamion tjetër u përplas me makinën nga pas duke e shtyrë atë nën rimorkion e kamionit të përplasur.

Kolosi i çelikut shtypi gjithashtu një kamion të tretë në pjesën e përparme. Të gjithë shoferët e kamionëve pësuan lëndime të lehta.

Makina e shtypur pas përplasjes. Të dy pasagjerët u dërguan në spital.

Rimorkioja e kamionit, nën të cilën përfundoi makina ishte e ngarkuar me stiropor, një material relativisht “i lehtë” që sipas policisë parandaloi pasagjerët e makinës të pësonin lëndime më serioze.

(Kosova Sot Online)