Kosovarët që jetojnë në Izrael udhëzohen të shmangin lëvizjet pa nevojë

  • A.P /
  • 13 June 2025 - 12:07
Kosovarët që jetojnë në Izrael udhëzohen të shmangin lëvizjet pa nevojë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë me njoftim për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Izrael, pas ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe sulmet e Izraelit ndaj Iranit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

MPJD dhe Ambasada e Kosovës në Izrael ka këshilluar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.

Gjithashtu kanë ofruar edhe linkun me njoftimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit dhe numrin për ndihmë të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael

Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.

 Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://ëëë.oref.org.il/eng

 Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin:

+972 (0) 586 340 450.

(Kosova Sot Online)