Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

  • A.P /
  • 14 June 2025 - 15:05
Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se autoritetet kosovare i kanë ndaluar të shtunën tre pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) dhe një oficer të pensionuar në pikat kufitare, një javë pasi Serbia e arrestoi një ish-polic të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se autoritetet kosovare nuk kanë pasur “asnjë arsye ligjore” për arrestimin e tyre dhe se kjo “është hakmarrje e nxitur politikisht kundër popullit serb”.


(Kosova Sot Online)