
Dëshmia e shqiptares nga Izraeli: Çdo 10- 15 minuta raketat kalojnë sipër kokës

Kjo luftë nuk është si luftrat e tjera. Çdo 10- 15 minuta raketat kalojnë mbi shtëpitë tona’ Kjo është dëshmia e shqiptares Jeta Gani, e cila jeton me familjen e saj në qytetin Azhdod në jug të Izraelit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një intervistë Jeta Gani tregon se mbrëmja e djeshme kur Irani sulmoi Izraelin ka qnë një ndër netët më të vështira.
“Më e sigurtë jam në banesën time se kam dhomën e izolimit.
I gjithë Izraeli është në luftë. Mbrëmë kemi pasur një natë shumë të vështirë. Nuk janë vetëm sulmet por dëgjojmë aeroplanët tanë që nisen drejt Iranit. Jemi në luftë.. Zhurma e aeroplanëve e bombave.. Jemi të frikësuar se ka pasur raketa që nuk janë kapur në ajër dhe kanë shkaktuar dëmtime. Jemi në tension se mund të na bjerë raketa në shtëpi
Çdo çerek ore jemi të bombarduar. Gjatë gjithë natës kemi qenë në dhomat e izolimit. Sirenat binin.. Kjo luftë nuk është si luftrat e tjera. Nuk e dimë çfarë pamje do të marrë kjo luftë. Asnjë nuk e dinim që Izraeli do të sulmonte Iranin. As nuk dimë sa do të zgjasë kjo luftë.
Të largohem?
Janë mësuar të jetojnë ndërsa dëgjojnë tronditjet e shkaktuara nga shpërthimet e bombave apo dhe zhurma në ajër kur kapen raketat nga kupola e hekurt, por kjo luftë është ndryshe. Ata që jetojnë në Izrael kanë frikë dhe ankt
“Ne jemi mësuar në luftë. Ajo nuk na largon nga Izraeli,por Irani nuk është Hezbollah. Është shtet që ka pikësynim që të zhdukë Izraelin.
E enjta e premtja e shtuna janë lënë pushim në Izrael. Do të qëndrojmë në shtëpi. Shtëpia është vendi më i sigurtë se janë dhomat e sigurisë. Dëgjojmë sirenat. Njoftohemi përmes celularit kur duhet të hyjmë sa duhet të qëndrojmë tek këto dhoma, e kur të dalim nga ato. Na sugjerojnë të qëndrojmë afër.
Edhe dhëndrat i kemi të organizuar në luftë. Por edhe po të duam të largohem s’kam si të largohem
Gani tregoi tmerrin që prëjetuan mbrëmjen e djeshme (13 qershor 2025), kur Irani u kundërpërgjigj Izraelit pasi ky i fundit kishte ndërmarrë dy valë sulmesh për të shkatërruar objektet bërthamore të Teheranit.
“10- 15 minutash raketat balistike kalojnë mbi shtëpitë tona.. Bombardimi është 100 raketa njëkohësisht që shpërndahen në të gjithë Izraelin. Gjatë gjithë natës bombardimet kanë qenë në zonat civile.
Ndryshe nga Izraeli që gjuan me saktësi, për Iranin nuk ka rëndësi se ku bien. Raketat na kalojnë sipër kokës.
Kur një raketë balistike bie, mund të prishë 4 – 5 shtëpia njëherësh .. bën një shkatërrim shumë të madh.. mbrëmë ka shkatërruar atje ku ka civilë, jo zona ushtarake. Bombat janë shumë të forta.. Shpërthimet janë shënuar në Tel Aviv dhe qytetin Risholecion . Atje janë shkatërruar shtëpia, vila.
Izraelitët janë mësuar të jetojnë mes zhurmave të bombave por nuk fshehin frikën që u ka shkaktuar kjo luftë me Iranin.
Kur plas një bombë ajo trondit dhe shumë qytete të tjera, se ka një forcë kaq të madhe saqë xhamat tunden ..
Ne jemi mësuar me luftë. Edhe nëse izraeli bombardon në Gaza. Tundet e gjithë shtëpia ndërsa ti duhet të vijosh të jetosh dhe motivosh. Çdo gjë është e mbyllur. Është një luftë kaq e vështirë dhe e tensionuar sepse gjithmonë kemi diçka të re, nuk dimë vazhdimin" rrëfeu shqiptarja Jeta Gani.
(Kosova Sot Online)