Soresnen njofton për takimin me Vuçiqin: Ja për çka folëm

  • A.P /
  • 14 June 2025 - 17:31
Soresnen njofton për takimin me Vuçiqin: Ja për çka folëm

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në kuadër të konferencës GLOBSEC, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sorensen ka njoftuar se kanë diskutuar për një numër hapash konkretë të cilët janë të nevojshëm për normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Kam folur me presidentin e Serbisë në margjina të GLOBSEC. Kemi diskutuar për një numër hapash konkretë që janë të nevojshëm për normalizimin e raporteve me Kosovën”, ka shkruar Sorensen në njoftimin e tij në “X”.

(Kosova Sot Online)