Dështon për herë të 32-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 15 June 2025 - 11:34
Dështon për herë të 32-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar për të 32’tën herë seanca për konstituimin e përbërjes paralamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se në sallë janë 75 deputetë.

Ai i ftoi PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Listën Serbe për të propozuar anëtarë për Komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit në votim të fshehtë. Këto parti edhe kësaj here nuk propozuan anëtarë.

Më pas Dehari e hodhi në votim komisionin, i cili nuk mori numrat e nevojshëm.

Pro votuan 45, një ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Seanca tjetër do të mbahet më 17 qershor nga ora 10:00. 

(Kosova Sot Online)