Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet

  • A.P /
  • 16 June 2025 - 09:23
Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet

Në orën 4:34 të mëngjesit sipas kohës lokale, Maqedonia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme. Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.

(Kosova Sot Online)