Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti

  • A.P /
  • 16 June 2025 - 09:44
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Pejë, në afërsi të Aerportit “Adem Jashari”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident të përfshirë ishin një kamion dhe një traktor.

Lidhur me rastin, foli komandanti i Njësisë së Autostradës në PK, Ismajl Fejzullahu.

“Po, ka ndodhur një aksident mes një kamionit dhe një traktorit. Lëndime ka pësuar traktoristi. Janë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë. Tani rruga është e lire për qarkullim”, tha ai.

(Kosova Sot Online)