Vdiq nënoficeri i FSK’së pas një sëmundje të rëndë

  • A.P /
  • 16 June 2025 - 10:46
Vdiq nënoficeri i FSK’së pas një sëmundje të rëndë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë sot ka vdekur nënoficeri i FSK’së, rreshteri i Klasit të Parë, Sabit Mazreku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i Klasit të Parë Sabit Mazreku.”

FSK në emër të gjenerallejtënant Bashkim Jasahri i ka shprehur ngushëllime familjes, shokëve e bashkëluftëtarëve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK’së.

“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.”

FSK njofton se homazhet do të mbahen në kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozotin sot nga ora 13:00 deri në 14:00.

“Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Evropianët e rinj ” në Pomozotin, sot me datë 16.06.2025, nga ora 13:00-14:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet  nga ora 18:00 në varrezat e fshatit Goriq, Komuna e Malishevës. Sabiti ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në brigadën 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, pas përfundimit të luftës vazhdon në Batalionin Gardist, të Zonës së Dytë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, për të vazhduar punën pas transformimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, dhe nga jeta u nda duke shërbyer  si nënoficerë i lartë në Gardën Kombëtare të FSK-së. I ndjeri pas vetës ka lënë bashkëshorten dy djem dhe një vajzë.”

(Kosova Sot Online)