Tre alpinistë humbin jetën nga goditja e rrufesë në Alpet Austriake

  • A.P /
  • 16 June 2025 - 11:35
Tre alpinistë humbin jetën nga goditja e rrufesë në Alpet Austriake

Policia austriake ka njoftuar të hënën se tre alpinistë, dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, kanë humbur jetën nga një goditje rrufeje gjajë një stuhie në Alpet Tiroleze të Austrisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke cituar zëdhënësin e policisë, Reuters raporton se çifti, të dy rreth moshës 60 vjeç, dhe vëllai 62-vjeçar, janë goditur nga e njejta rrufe.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur të dielën pasdite, teksa personat po zbrisnin malin e Mittagsspitze, afër fshatit Flirsch. Bëhet e ditur se trupat e tyre jane gjetur pranë një shtegu malor, në një lartësi prej 2,268 metrash.


(Kosova Sot Online)