Qytetari e gjen kuletën me dokumente e para pastaj e dorëzon në polici

  • A.P /
  • 16 June 2025 - 13:50
Qytetari e gjen kuletën me dokumente e para pastaj e dorëzon në polici

Policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se një qytetar e ka dorëzuar në stacionin policor në Istog një kuletë që e kishte gjetur në rrugë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aty kishte 320 euro dhe dokumente personale.

Gjësendet i janë kthyer pronarit.

“Më datën 14.06.2025, në Stacionin Policor në Istog, një qytetar kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Istogut, në të kishte të holla në vlerë prej 320 (treqind e njëzet) eurosh si dhe dokumente personale. Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Istog, të cilёs nga zyrtarët policorë i ёshtё kthyer sё bashku me të holla dhe dokumente personale. Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.”