Sekuestrohet apartamenti që dyshohet se është i Erion Veliajt

  • A.P /
  • 17 June 2025 - 12:50
Sekuestrohet apartamenti që dyshohet se është i Erion Veliajt

Gjykata e posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e apartamentit që ishte në pronësi të një kompanie dhe që dyshohet nga SPAK se përdorej nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë, në SPAK ka mbërritur avokati i kryebashkiakut të Tiranës, për gjyqin me dyer të mbyllura, ku Prokuroria e Posaçme do të japë informacionin dy mujor sipas parashikimeve ligjore.

(Kosova Sot Online)