Osmani: Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri me Hungarinë

  • A.P /
  • 18 June 2025 - 09:27
Osmani: Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri me Hungarinë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, në Budapest, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë.

“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë. ”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)